KRYEFAQJA » LAJME » Arsyet pse FBI s`mund të çkodojë modelet e reja të iPhone
iph

Arsyet pse FBI s`mund të çkodojë modelet e reja të iPhone

Drejtori i Byrosë Federale të Hetimeve, Comey ka konfirmuar se metoda e hakerimit që agjencia i ka bërë iPhone-it 5C të sulmuesit të San Bernardinos, nuk funksionon në modelet më të reja të iPhone. Duke folur për studentët, në Kenyon College Ohajo , ai tha: “Ne kemi një mjet që punon në një numër të ngushtë të iPhone-ve. Bota ka lëvizur në (iPhone) 6s, dhe metoda jonë nuk funksionon në 6s apo në iPhone 5Ss”.
Drejtori i FBI-së ka konfirmuar se kjo metodë e hakerimit funksionon në iPhone 5C, dhe në modelet më të vjetra të Apple, por jo në modele të reja me një skener për gjurmët e gishtërinjve.Kjo është ndoshta për shkak se telefonat më të vjetër nuk e kanë të ashtuquajturën enklavën e sigurt, e cila mbron fjalëkalimet, çelësat e sigurisë dhe sistemin kodues të telefonit.