KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Arti dhe pushteti i imazhit, kuratorja Eilat në Shkodër
galit eilat art house shkoder

Arti dhe pushteti i imazhit, kuratorja Eilat në Shkodër

Ne takimet e artit, ne Art House ne Shkoder publiku ka mundur te takohet me kuratoren e mirenjohur europiane Galit Eilat. Me temen “Ne Art ne Besojme”, biseda fokusohej ne mardheniet e ndersjellta te artit me pushtetin. Prezantimi i saj hedh drite mbi fuqine e imazhit si pushtet global.

Ngjarjet e 11 shtatorit- reflekton ajo, na kane dhene nje leksion mbi pushtetin e imazheve dhe te medias  ne perhapjen e terrorit dhe ne kthimin e tij ne dicka te frikeshme qe dominon imagjinaten publike.

Imazhet e dhunes shkaterruese qe perfshijne tashme gjithe planetin, kane te bejne me gjeste njerezore e nderkohe i kapercejne te gjitha mundesite  per ti perballuar, duke u ngulitur ne kujtesen  kolektive dhe ne imagjinaten tone politike. Imazhet jane lehtesisht te kapshme, e te gatshme dhe si te tilla mund te perdoren e te keqperdoren nga pushtetet, por edhe nga ato qe u kundervihen ketyre pushteteve. Duke rremuar intensivisht ne skenat e luftes, ato ndertojne nje estetike te saj e cila i jep forme imazheve te artit po aq sa edhe anasjelltas.  Ne kete kuptim arti percakton kufinjte e se dukshmes. Ne thelb, arti eshte aktiv: ai jo vetem i pershkruan konfliktet sociale, por merr pjese aktive ne prodhimin e tyre.

Galit Eilat eshte nje kuratore e pamvarur, shkrimtare dhe botuese.  Ajo ka qene themeluese e Qendres per Art dixhital ne Holon si dhe bashkethemeluese dhe kryeredaktore e Maarav- nje reviste arti dhe kulture Ka punuar si kuratore kerkuese ne Van Abbemuseum ne Eindhoven si dhe ka qene Presidente e Akademie der Künste der Welt. Ne mes shume ekspozitave ajo ka kuruar Pavionin e Polonise ne Bienalen e Venecias. Se fundi ka qene bashke-kuratore e edicionit te 31-te te Bienales se San Paolos.