KRYEFAQJA » LAJME » As ftohti i acartë nuk i ndalon refugjatët për të shkuar drejt evropës
Zyrtari i BE: Shqipëria nuk ka kushte për të pritur refugjatët që vijnë nga vendet e luftës

As ftohti i acartë nuk i ndalon refugjatët për të shkuar drejt evropës

Nuk ka të ndalur as në motin e ftohtë vargu i refugjatëve që përshkojnë rrugën ballkanike drejt evropës perëndimore.1700 refugjatë dhe emigrantë e kaluan gjatë natës kufirin nga maqedonia për në Serbi, pavarësisht temperaturave të ulëta dhe borës që vazhdon të bjerë. Në fshatin Miratovac të serbisë, bashkë me punonjësit e caktuar nga autoritetet dolën edhe mjaft vullnetarë për të shoqëruar refugjatët në qendrën e pritjes. Rruga e tyre do te vijoje më pas drejt Kroacisë, ku qendrat e pritjes janë plot dhe zyrtarët kanë vënë në dispozicion pothuajse përdite trena për të trasnportuar refugjatet në slloveni e me pas në Gjermani. Pothuajse të gjithë të ardhurit kërkojnë të shkojnë në gjermani dhe suedi, dy vendet më mikpritëse në mes të krizës së rënde të refugjatëve.