KRYEFAQJA » LAJME » Bota » As virusi Zika nuk i ndalon karnavalet në Rio De zhaneiro
karnavalet e brazilit

As virusi Zika nuk i ndalon karnavalet në Rio De zhaneiro

Një turme masive me njerëz gjysëm të zhveshur mund të duket si parajsa për mushkonjën që transmeton virusin Zika, por pjesëmarrësit në karnavalet e Rios thonë se asgjë, biles as emergjenca botërore e shendetit, nuk mund ta ndalojnë festën. Sezoni i karnavaleve në Rio De zhaneiro është në kulmin e vet me gati 1 milion persona që kanë vërshuar në qendrën e qytetit, duke kërcyer samba me kostumet shumëngjyrëshe. Pavarësisht shqetësimit botëror mbi një lidhje të mundshme mes virusit të transmetur nga mushkonja dhe foshnjave të deformuara, si dhe një crregullimi potencialisht vdekjeprurës, frika nga pickimi ishte aq minimal sa edhe rrobat. “Nuk kam frikë. Mendoj se kjo pjesë e qytetit nuk është e mirë për mushkonjat pasi nuk ka shumë bimësi”, u shprehen pjesëmarrësit, të veshur me kostume që i mbulojnë shumë pak trupat e tyre.