KRYEFAQJA » LAJME » Asambleja e socialistëve mbyll punimet, PS drejt kongresit
Asambleja e socialistëve mbyll punimet, PS drejt kongresit

Asambleja e socialistëve mbyll punimet, PS drejt kongresit

Asambleja Kombëtare e PS ka përfunduar punimet të mërkurën pas dite duke sjellë zhvillime të rëndësishme brenda partisë më të madhe në Shqipëri. Kreu i saj Edi Rama, u ka dhënë fund dyshimeve, hamendjeve, por edhe akuzave lidhur me të ardhmen e tij në krye të PS. Zoti Rama u shpreh i gatshëm për një referendum brenda partisë së tij, nëse duhet të vazhdojë të jetë në krye të saj ose jo.
Ndërkaq figura të rëndësishme brenda kësaj partie, të deklaruar si polemizues të kreut të saj, kanë shpallur sipas mediave grupimin e ri “Lëvizja për Demokraci në PS”. Kundërshtari kryesor i zotit Rama deputeti Ben Blushi nuk ka përkrahur idenë e referendumit. “Kam kërkuar vetëm zbatimin e statutit të PS. Nuk mund të ketë zgjedhje për çdo forum dhe jo për kryetarin e partisë” tha zoti Blushi duke këmbëngulur në zhvillimin e garës për kreun e partisë.
Figura të njohura të PS janë shprehur, por dhe kundër këtyre propozimeve. Vendimet e Asamblesë Kombëtare pritet të bëhen publike pas disa orësh në faqen e web-it ps.al. “Cilat ishin vendimet e Asamblesë, mendimet apo zugjerimet pas 2 orësh cfarë është thënë pa as më të voglin çensurë do ta gjeni në faqen online të PS. Nuk mund të them asgjë. Deri më sot, keni 6 muaj që keni thënë gjithçka për PS, por atje të nxirrni konkluzionet. Si dhe sa në PS ka demokraci, si dhe sa në PS ka çensurë dhe si dhe sa merren vendimet në forumet e PS” u tha gazetarëve të interesuar sekretari i përgjithshëm i PS Gramoz Ruci. Vetë kreu socialist Edi Rama shkruajti në Fejsbuk se “Asambleja mbylli mandatin me nje debat te bukur demokratik qe meriton te behet publik ne kundershtim me statutin:-) Flm secilit ‪#‎KrenarPerPS‬“.