KRYEFAQJA » LAJME » Asambleja Parlamentare e Mesdheut shqetësohet për ekstremizimin dhe krizën e refugjatëve
Asambleja Parlamentare e Mesdheut shqetësohet për ekstremizimin dhe krizën e refugjatëve

Asambleja Parlamentare e Mesdheut shqetësohet për ekstremizimin dhe krizën e refugjatëve

Asambleja Parlamentare e Mesdheut, sesioni i 10-të i së cilës nisi të enjten në Tiranë, u dominua nga shqetësimi për rritjen e ekstremizi dhe krizën e refugjatëve. “Eksodi i qindra mijëra njerëzve nuk ndalet as nga kushtet atmosferike” tha kryeministri Edi Rama. “Të dhënat e organizatës së emigracionit, vetëm në 6 javët e parë të këtij viti flasim për 409 jetë të humbura në Mesdhe. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, numri i refugjatëveqë tentojnë të kapërcejnë detin është dhjetëfishuar” tha ai. Kryeministri shqiptar e cilësoi si nevojë krijimin e një platformë e përbashkët për të luftuar shkaqet që bëjnë ky oqean njerëzish të pashpresë të vijë duke u fryrë muaj pas muaji. “Të njëjtat shkaqe çojnë në ekstremizmin e dhunshëm dhe nëpërmjet tij në triumfin e skamjes dhe të ionjorancës” tha zoti Rama. Sipas tij situata mund të ndryshojë “vetëm përmes një bashkëpunimi më të madh mes të gjithëve ne, por edhe përmes një Europe strategjike të gatshme për të përballuar sfidat që nuk mund të lihen në shpatullat e Greqisë, Italisë apo edhe të Turqisë”. “Ne jemi një vend i vogël, por i vetëdishëm për barrën e madhe të sfidave të kësaj kohe dhe shumë të gatshëm për të dhënë kontributin tonë për të përballuar këtë dramë që çdo ditë kthehet në tragjeti jetësh njerëzore përpara syve tanë” tha kryeministri shqiptar Edi Rama.
Mikpritësi i aktivitetit kreu i parlamentit shqiptar Ilir Meta, shprehu shqetësimin se “Thellimi i krizave në Mesdhe nuk ka thelluar bashkëpunimin në Europë. Ne kemi vënë re se gjatë muajve të fundit sesi përballimi i refugjatëve dhe sulmet në Paris kanë detyruar shumë vende anëtarë të BE të rikonsiderojnë termat e lëvizjes së lirë duke ngritur mura dhe barriera mes tyre. Kjo përqasje shkon ndesh me vlerat në të cilat u themelua Unioni” tha zoti Meta. “Sot po diskutohet ekzistenca e zonës Shengen dhe kjo është e papranueshme, po rikthehen kontrollet kufitare. Britania e Madhe diskuton daljen nga BE. Lëvizjet e djathta ekstremiste të djathta po shtohen në disa vende anëtare të BE. Menaxhimi i krizës së refugjatëve është kthyer në një lojë ping-pongu, e cila tregon qartë se mungon një plan i përbashkët masash për tu përballur me sfidat aktuale që nga disa analistë shihen si ekzistenciale” tha zoti Meta.