KRYEFAQJA » LAJME » Asambleja Parlamentare e NATO-s, Kodheli kërkon përfshirjen e Kosovës në Aleancë
Kodheli : Ushtarakët shqiptarë janë të sigurtë

Asambleja Parlamentare e NATO-s, Kodheli kërkon përfshirjen e Kosovës në Aleancë

Në Tiranë po mbahet dita e dytë e punimeve të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, aktiviteti më i rëndësishëm në Shqipëri që kur ajo u anëtarësua në aleancë në vitin 2009. Ashtu si edhe një ditë më parë ra në sy këmbëngulja e Tiranës zyrtare për nevojën e pranimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO, përfshirë edhe Kosovën. Zonja Kodheli tha se rajoni është i brishtë. “Me këto konflikte të reja, ne nuk duhet të harrojmë rajone që lehtësisht mund të preken nga trazirat ndërkombëtare dhe Ballkani Perëndimor është një prej tyre, ndonëse relativisht larg nga Rusia dhe Lindja e Mesme, por i ndikuar nga Rusia dhe fondamentalizmi” tha zonja Kodheli.
Për ministren e mbrojtjes së Shqipërisë konfliktet mund të parandalohen nëpërmjet proceseve integruese që ndërmarrin reforma demokratizuese. “Shumë prej vendeve tona janë ende shumë të brishta për ndërtimin e demokracive liberalizive dhe rruga e anëtarësimit në BE është më e ndërlikuar për Ballkanin Perëndimor dhe kjo vlen dhe për vendin tim. Ndaj, kjo është arsyeja pse Shqipëria e mbështet anëtarësimin e Malit të Zi, në NATO. Mali i Zi nuk do të jetë vendi i fundit që do t’i bashkohet Aleancës” tha zonja Kodheli. “Mendoj se ka ardhur koha që NATO të hapë një faqe partneriteti të strukturuar me Kosovën” nënvizoi ministrja e mbrojtjes së Shqipërisë Mimi Kodheli.
“Unë e di që gjërat nuk janë vetëm bardh e zi dhe sfidat e kërcënimit ndihen në mënyra të ndryshme ndaj të bazhdohemi në atë që na mban të lidhur bashkë: Lidhjet transatlantike të mbrohen dhe tpërparohen me çdo kusht” shtoi më tej ajo.