KRYEFAQJA » LAJME » Asambleja parlamentare e NATO-s mbylli sot punimet në Tiranë
Asambleja parlamentare e NATO-s mbylli sot punimet në Tiranë

Asambleja parlamentare e NATO-s mbylli sot punimet në Tiranë

Asambleja parlamentare e NATO-s mbylli në Tiranë tre ditët e punimeve të saj duke piketuar dy sfidat kryesore me të cilat përballet sot aleanca: kërcënimi rus dhe terrorizmi. Por ashtu si sfidat aleanca ka piketuar edhe përgjigjet ndaj tyre. Mbrojtjen kolektive dhe stabilitetin përtej kufinjve. Dhe kur flitet për mbrojtje kolektive , Zv sekretari i asamblesë parlamentare të Natos Aleksandër Vershboë ka një mesazh paralajmërues për Rusinë dhe jo vetëm për të. Për Vershboë fuqia e NATO -s qëndron në fuqinë e të gjitha vendeve që janë dhe aspirojnë të jenë anëtare të saj për këto të fundit siguron se dera është e hapur edhe për maqedoninë. Një zgjerim që për presidentin e asamblesë Michel Turner veçanërisht për vendet e Ballkanit perëndimor duhet të vijoje. Sfidat e evidentuara dhe zgjidhjet e mundshme për to , u bënë pjesë e deklaratës së miratuar në përfundim të punimeve të asamblesë nën titullin “ një axhendë e përbashkët dhe rezolute për samitin e Varshavës.