KRYEFAQJA » LAJME » Asambleja Parlamentare e NATO-s, Meta: Thelbësore të veprojmë si një trupe e vetme
asambleja e natos, ilir meta, nato, kryeministri i malit te zi

Asambleja Parlamentare e NATO-s, Meta: Thelbësore të veprojmë si një trupe e vetme

Fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta e ka përqëndruar në marrëdhënien për sigurinë e përbashkët duke premtuar angazhim maksimal nga Shqipëria.

Kryeparlamentari Meta loboi edhe për zgjerimin e NATO-s me anëtarësime të reja në rajon. Ndërsa kryeministri i vendit më të ri pjesë të aleancës, ai malazez Milo Gjukanoviç i dha përgjigje çdo hamendësimi mbi pozicionimin e vendit të tij mes Rusisë dhe Aleancës.

Ndërkaq, në kuadër të Sesionit Plenar të Pranverës të Asamblese Parlamentare të NATO-s që u mbajt për herë të parë në Tiranë, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, priti në një takim kryeministrin e Malit te Zi, Milo Gjukanoviç.

Në përfundim të takimit edhe kryeministri i Malit të Zi ndau mirënjohje ndaj mbështetjes së Shqipërisë duke theksuar se marrëdhëniet e ngushta mes dy vendeve janë model për të gjithë rajonin.