KRYEFAQJA » LAJME » Asambleja Parlamentare e NATO-s vijon sot ditën e dytë të punimeve
Asambleja Parlamentare e NATO-s vijon sot ditën e dytë të punimeve

Asambleja Parlamentare e NATO-s vijon sot ditën e dytë të punimeve

Asambleja Parlamentare e NATO-s vijon sot në Pallatin e Kongreseve në Tiranë ditën e dytë të punimeve. Një sërë çështjesh të sigurisë dhe ekonomisë janë parashikuar të diskutohen në dy komisione. Komisionin e Mbrojtjes dhe Sigurisë dhe Komisionin e Shkencës dhe Teknologjisë. Për 45 minuta në nisje të punimeve të Komisionit të Mbrojtjes dhe Sigurisë, Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli do referoje mbi Sfidat e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare. Ndërsa pas ministres, Gjenerali i përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare Jeronim Bazo do referoje mbi prioritetet,e Forcave tona të armatosura ,angazhimet dhe kontributin e tyre në misionet ndërkombëtare. Në komisionin e Shkencës dhe Teknologjisë ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri po referon mbi temën “ Shqipëria, një qendër e rëndësishme e korridorit jugor të gazit”.

Ashtu si dhe në ditën e parë, punimet e Asamblesë Parlamentare të Aleancës së Atlantikut të Veriut do përcillen drejtpërdrejt në RTSH, por dhe në live stream në dy gjuhë; shqip dhe anglisht.