KRYEFAQJA » LAJME » ASHE mbyll fushatë në Dibër
ASHE mbyll fushatë në Dibër

ASHE mbyll fushatë në Dibër

“Aleanca për Shqipërinë Europiane”, koalicioni i partive në pushtet, ka mbyllur të premten fushatën për zgjedhjet e kreut të Bashkisë Dibër. Ajo ka zgjedhur të kërkojë votat me mjekun Muharrem Rama, kundrejt ekonomisit Sherefedin Shehu, ish deputet i PD, që ka zgjedhur opozita. Në mitingun përmbyllës ishte vetë kreu socialist dhe kryeministri Rama i mbështetur nga zyrtarë të lartë të partisë dhe qeverisë, por edhe partive aleate. “Keni një kandidat nga halli që është Sherefedini dhe një kandidat që është këtu për të zgjidhur bashkë me ne hallet tuaja. Këshilla ime për ata që besojnë tek PD është se të dielën zgjidhja është ose ta bëjnë Dibrën degë të PD-së ose të vazhdojmë rrugën e rilindjes së Dibrës” u tha mes seriozitetit dhe ironisë zoti Rama përkrahësve entuziastë të koalicionit qeveritar. Ai premtoi se pjesë e pazëvendësueshme e rilindjes së Dibrës do të jetë “Rruga e Arbrit”. “Po të mos kishim ato borxhet e kishim bërë tre herë “Rrugën e Arbrit”” tha zoti Rama.