KRYEFAQJA » LAJME » Asnjë rritje taksash në 2017

Asnjë rritje taksash në 2017

Ministri i financave Arben Ahmetaj siguron biznesin se paketa fiskale e vitit 2017 nuk do të ketë asnjë rritje taksash, përkundrazi parashikon lehtësim të procedurave tatimore. Po në durrës, në një tjetër takim me sipërmarrës dhe përfaqësues të administratës fiskale, ministri shtroi edhe një kërkesë konkrete për shërbimin doganor. Ministria e financave ka vënë në dispozicion të tatimpaguesve shqiptar edhe një faqe në internet Joinformalitetit@financa.gov.al me anë të së cilës synon ti vije në ndihmë betejës ndaj ekonomisë informale.