KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Assad: Nuk jam i sigurt nëse Trump do të jetë i aftë të mbajë fjalën e tij

Assad: Nuk jam i sigurt nëse Trump do të jetë i aftë të mbajë fjalën e tij

Lideri sirian, Bashar al-Assad, shpreson se Presidenti i zgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, do të jetë një aleat në luftën ndaj terrorizmit, por mbetet i kujdesshëm në gjykimin e tij. Bashar al-Assad u shpreh se Trump do të jetë një aleat natyral dhe ai do të përmbushë nevojat e kërkuara për të luftuar terrorizmin, por shtoi se ka dyshime se sa gjatë do t’i mbajë premtimet e tij Presidenti i ri i Amerikës.
Trump ka deklaruar në të kaluarën se është çmenduri që të dalë kundër dy forcave ushtrisë siriane dhe militantëve të ISIS, dhe se të luftosh Sirinë mund të çojë në një luftë ndaj Rusisë. Konfliktikti vijon të mbizotërojë në Siri. Avionët qeveritarë bombarduan bazën e rebelëve në Aleppo për herë të parë pas tre javësh, raportojnë aktivistët. Më tepër se 300 mijë persona kanë vdekur nga muaji mars 2011, kur nisi edhe lufta civile në Siri.