KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Assange: Kërkuan të hyjnë në Ambasadën e Ekuadorit
Assange: Kërkuan të hyjnë në Ambasadën e Ekuadorit

Assange: Kërkuan të hyjnë në Ambasadën e Ekuadorit

Wikileaks njofton se një person ka kërkuar të hyjë natën e shkuar në pjesën e jashtme të Ambasadës së Ekuadorit në Londër, ku ndodhet si azil kërkues Julian Assange. Në një njoftim shumë të shkurtër shkruhet se si personi në fjalë arriti të ikte pasi u zbulua nga rojet e selisë diplomatike.

Menjëherë në mediat sociale u përhap lajmi dhe disa aktivistë thanë se kanë kërkuar të eliminojnë Assange, person shumë i pa dëshiruar si shkak i publikimit të sekreteve ushtarake dhe diplomatike, mbi të gjitha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, disa të tjerë, përsëri në internet, thonë së personin për të hequr qafe Assange e ka dërguar kandidatja demokrate për në Shtëpinë e Bardhe, Hillary Clinton.