KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Assange: Rusia nuk është burim i publikimeve tona
Assange: Rusia nuk është burim i publikimeve tona

Assange: Rusia nuk është burim i publikimeve tona

“Hillary Clinton ka deklaruar se 17 agjenci inteligjence amerikane kanë gjetur se është Rusia burimi i publikimeve tona. Por është gënjeshtër. Qeveria ruse nuk është burimi ynë. WikiLeaks ka publikuar materiale prej 10 vitesh. Në 10 vjetë kemi publikuar 10 milionë dokumenta, nga mijëra burime të ndryshme. Dhe nuk kemi gabuar kurrë”. Kështu foli Julian Assange në intervistën e tij për kanalin televiziv Russia Today. Shefi i WikiLeaks, nënvizoi më pas se ndër dokumentat e publikuar “800 mijë prej tyre”, të llojit të ndryshëm, kanë lidhje me Rusinë dhe pjesa më e madhe e të cilëve janë “kritikë ndaj nesh”.

Assange pastaj tha se nëse doni ta kuptoni politikën e Jashtme të Hillary Clinton, është e nevojshme “të kuptoni Arabinë Saudite”. “Marrëdhëniet mes Clinton dhe Riadit janë me të vërtetë të thella”, nënvizoi ai. “Kur Clinton ishte sekretare Shteti, dhe postimet elektronike nxjerrin në dritë shumë shumë bisedime rreth kësaj teme, me Arabinë Saudite është nënshkruar kontrata më e madhe e shitjes së armëve, që kap një shumë prej 80 miliardë dollarësh”.