KRYEFAQJA » LAJME » Astma Bronkiale, sëmundje në rritje tek fëmijët e grupmoshës nga 6-14 vjec

Astma Bronkiale, sëmundje në rritje tek fëmijët e grupmoshës nga 6-14 vjec

Fëmijët e grupmoshës nga 6-14 vjec po preken gjithnjë e më shpesh nga Astma Bronkiale, sëmundja më e shpeshtë kronike e rrugëve të sipërme të frymarrjes. Prevalenca në rritje e sëmundshmërisë është konfirmuar nga dr. Etleva Qirko, e cila bazuar në studime thotë se në Shqipëri sëmundshmëria po sundon në gati 10% të kësaj grupmoshe.

Sipas mjekes alergologe, shkaqet kryesore lidhen me kushtet ambjentale të shtëpive dhe ndotja e ambjetit të jashtëm , por një faktor përkeqësues është edhe keqdiagnostikimi i rasteve. Kjo pasi nëpër qendrat shëndetësore apo poliklinikat e specialiteteve mungojnë specialiste alergologe për moshat pediatrike.

Mjekimi i kësaj sëmundje ka një kosto shumë të lartë shprehet doktoresha Qirko, dhe shpesh pacientët e ndërpresin atë për shkak të mospërballimit të cmimit të medikamenteve.Simptomat e astmës në 90% të rasteve shfaqen që në moshe 4-5 vjec me mbajtje fryme, fishkellima e shtrëngim në gjoks dhe kollë.