KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Atentat gazetarit të njohur bjellorus
Atentat gazetarit të njohur bjellorus, hidhet në erë

Atentat gazetarit të njohur bjellorus

Pavel Sheremet, një gazetar i njohur bjellorus, humbi sot jetën, pasi makina me të cilën udhëtonte shpërtheu në kryeqytetin ukrainas Kiev. Gazetari 44 vjeçar Sheremet po drejtonte veturën për në zyrat e gazetës Ukrainska Pravda kur ndodhi shpërthimi. Vetura ishte pronë e dejtoreshës së kësaj gazete, Olena Pritula. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, urdhëroi hetim të menjëhershëm të krimit dhe tha se autorët e veprës duhet të dënohen. Bjellorusi Sheremet punonte prej 5 vjetesh në Kiev si gazetar në gazetën Ukrainska pravda dhe foles në Radion Vesti. Ai ishte personalitet i respektuar në bashkësinë e gazetarëve. Kolegët e tij mendojnë se vrasja e Sheremetit është e lidhur me veprimtarinë e tij profesionale. Në vitin 1997, Pavel Sheremet, luftëtar për të drejta të njeriut, lirinë e shprehjes dhe të shtypit, u burgos në Bjellorusi. Dënimi i tij u cilësua atëherë si politik. Ai ka qënë tepër kritik ndaj presidentit të Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko.