KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Atentat kamikaz në Kabul
Atentat kamikaz në Kabul

Atentat kamikaz në Kabul

Të paktën shtatë të vdekur dhe 327 të plagosur është bilanci i një atentati kamikaz që ndodhi të martën në mëngjes në qendër të Kabulit, njofton ATSH, duke ju referuar ministrisë afgane të Shëndetësisë. “Shumë të plagosur janë në një gjendje të rëndë”, theksoi një zëdhënës i ministrisë, duke shtuar se bilanci i të vdekurve mund të rëndohet gjatë ditës. Atentati është marrë përsipër nga grupet talebane, një javë pasi kryengritësit islamikë shpallën fillimin e ofensivës së tyre në veri të Afganistanit.