KRYEFAQJA » LAJME » Atentat në Elbasan, plagosen dy persona
Elbasan, sulmohen me armë punonjësit e policisë, Tahiri: Krimi është trimëruar!

Atentat në Elbasan, plagosen dy persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur, midis tyre një punonjëse policia, në një atentat me arme zjarri në afërsi të Gjykatës së Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur të hënën paradite dhe sipas policisë objekt i atentatit ka qenë një person i skeduar prej saj. Për identifikimin dhe kapjen e autorit, policia ka shoqëruar 15 shtetas si dëshmitarë  dhe të dyshuar. Mendohet se atentati i të hënës është vazhdimi i ngjarjes së dhunshme të 4 shkurtit të këtij viti, ku tre persona humbën jetën dhe tetë të tjerë mbetën të plagosur. Prej disa kohësh Elbasani është bërë skenë e atentateve  mes familjeve mafioze duke sjellë tronditje të jetës publike të qytetit.