KRYEFAQJA » LAJME » Atentat në Portin e Durrësit
Atentat në Portin e Durrësit

Atentat në Portin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit në orët e vona të së dielës. Dy të rinj janë qëlluar me armë zjarri duke mbetur të vdekur në vend. Sipas informacioneve paraprake dy viktimat jane Ervin Kodra ,33 vjeç ,nga Durrësi dhe Endri Çaushaj , 25 vjeç nga Vlora. Ata kanë qenë duke ecur me një automjet në  momentin kur janë qëlluar. Mendohet se kanë qenë të paktën dy persona që kanë qëlluar mbi viktimat. Ngjarja sipas policisë së Durrësit ka ndodhur përballë hyrjes së Portit të Durrësit. Policia ka mbërritur në vendngjarje ku ka nisur mbledhjen e provave dhe të dëshmive që mund të çojnë në identifikimin e autorëve. Po ashtu, pika të shumta kontrolli janë ngritur në të gjitha akset kryesore të qytetit, ndërsa janë sekuestruar dhe pamjet filmike të disa bizneseve që ndodhen përgjatë vendit ku ka ndodhur atentati, për të zbardhur dinamiken e ngjarjes dhe për të zbuluar itinerarin e ndjekur nga autorët pas kryerjes së krimit.