KRYEFAQJA » LAJME » Atentati në burgun e Vaqarrit, Gjykata lë në burg Enea Cakën

Atentati në burgun e Vaqarrit, Gjykata lë në burg Enea Cakën

Gjykata e Tiranës vendosi të lërë në burg Enea Cakën. Ai akuzohet për moskallëzim krimi pas atentatit të dështuar ndaj të dënuarit Gazmir Daci, në burgun e Vaqarrit. Më herët, Gjykata vendosi arrest me burg edhe për kushëririn e tij, të dyshuarin si autor të ngjarjes, Ergys Kolaveri, por ky i fundit ka hedhur poshtë akuzat.

Avokati i Ergys Kolaverit pretendon se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, dhe nuk ka qënë ai personi që qëlloi me snajper ndaj të dënuarve që ndodheshin në ajrim. Gjithashtu avokati i Kolaverit ka kërkuar përjashtim të gjyqtares, duke thënë se ka prova që klienti i tij nuk ka qënë në Vaqarr ditën e ngjarjes. Pritet që dosja e Ergys Kolaverit dhe Enea Cakës të kaloje pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.