KRYEFAQJA » LAJME » Atentati në Shkodër,policia arrestoi 4 persona

Atentati në Shkodër,policia arrestoi 4 persona

Disa orë pas atentatit në Shkodër mbrëmjen e djeshme policia ka arrestuar mëngjesin e sotëm 4 të dyshuarit si autorë të sulmit dhe vetë objektivin e sulmit. Në shënjëstër të atentatit të djeshëm ishte Dorjan Shtjefni 30 vjeç, i cili për fat të mirë ka mbetur i plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 22: 15 minuta. Objekti i sulmit të atentatit, 30 vjeçari ishte duke udhëtuar me makinën tij BMW X5 me targe SB 60 CEA, drejtë Sheshit Demokracia kur ka rënë në pritën e dy automjete që kanë qëlluar në drejtim të tij. Mësohet se në vendin e ngjarjes policia, gjeti gëzhoja armësh dhe një armë zjarri që i përkiste të plagosurit, çka tregon se mes tij dhe autorëve ka patur shkëmbim zjarri. Dorjan Shtjefni, është banues në lagjen 3 Heronjtë Shkodër. Pas ngjarjes janë ngritur disa pista hetimi, ndërsa 30-vjecari, objekt i sulmit,po hetohet mbi konflikte të mëparshme.