KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Ati i Shenjtë dënon sulmet në Stamboll
papa

Ati i Shenjtë dënon sulmet në Stamboll

Papa Françesku dënoi sulmin e djeshëm në Stamboll si pasojë e të cilit një numër i konsiderueshëm personash humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën. Nga Vatikani, Ati i Shenjtë, u bëri thirrje besimtarëve të luten për viktimat, familjet dhe popullin e dashur të Turqisë, siç u shpreh ai. “Lutem që Zoti të kthejë në rrugën e drejtë zemrat e të dhunshmëve, dhe të na mbështesë në rrugën tonë drejt Paqes”, tha Ati i Shenjtë, duke iu kërkuar qindra mijëra besimtarëve katolikë në sheshin Shën Pjetër të mbanin një moment heshtje para recitimit të lutjes “Të falemi Maria”.