KRYEFAQJA » LAJME » Atletët e amerikës me doping

Atletët e amerikës me doping

Motrat Uillimas dhe Simon Bajs, gjimnastja amerikane, fituese e katër medaljeve olimpike në Rio de Zhaneiro, kanë përdorur substanca farmaceutike, të cilat janë të ndaluara nga WADA. Lajmi vjen nga Rusia, ku një grup hekrash kanë hyrë në databazet e Agjencisë Botërore të Antidopingut. Sipas të dhënave të gjetura aty, disa sportistë kampionë amerikanë i kanë justifikuar me çertifikata mjekësore përdorimin e disa ilaçeve, ndaj përdorimit të të cilëve ata kanë rezultuar pozitiv në testet antidoping në prag të Lojërave Olimpike të Rios. Dokumentat janë zbuluar nga faqja konfidenciale e Wada por që deri tani nuk ishin publikuar. Shumë atletë e kanë justifikuar përdorimin e këtyre ilaçeve me çertifikata mjekësore. Përdorimi i çertifikatave mjekësore është kontradiktor, pasi në disa raste është marrë parasysh dhe në disa raste jo. Rusia do ta përdorë këtë fakt ndaj amerikanëve, edhe për të marrë hap, ndaj përjashtimit të shumë atletëve të vet nga olimpiada e Rios, po për përdorim të substancave të ndaluara.