KRYEFAQJA » LAJME » ATLETIKË – EVROPIANI I AMSTERDAMIT
izmir smajlaj, kampionati atletikes, hollande

ATLETIKË – EVROPIANI I AMSTERDAMIT

Izmir Smajlaj, rekordmeni i kërcimit së gjati dhe trehapësh, nuk ka shkuar më shumë se sa vendi i nëntë në finalen e Kampionatit Evropian të Atletikës në Amsterdam. 7.75 metra ka qenë kërcimi i tij i parë me shpejtësinë e erës 0.4 metër për sekondë. 7.46 metra në kërcimin e dytë me shpejtësinë e erës 0.8 metër për sekondë dhe faull në të tretën, ndërsa shpejtësia e erës ishte 1.5 metër për sekondë. Përfundimisht i nënti, ndërsa kampion Evrope është shpallur britaniku Rutford me 8.25 metra. Shansi i Shqipërisë për një medalje në Kampionatin Evropian të Amsterdamit duket se janë tek rekordmenia e 800, 1,500, 3,000 me dhe pa pengesa, 5,000 e 10,000 metra, Luiza Gega. Atletja, që për vitin 2016 është Kampione dhe rekordmene e Ballkanit në 1500 metra në salla të mbyllura, do të konkurrojë në 3000 metra me pengesa.