KRYEFAQJA » LAJME » Atletikë, Luiza Gega shpallet nënkampione e Europës
Luiza Gega nenkampione europe
EPA/KOEN VAN WEEL

Atletikë, Luiza Gega shpallet nënkampione e Europës

Kishte premtuar një medalje kontinentale në Amsterdam dhe e ka mbajtur premtimin e saj, duke arritur të marrë medaljen e argjendtë ndonëse ka garuar për herë të parë në disiplinën e 3,000 metrave me pengesa.

Luiza Gega është shpallur nënkampione e Evropës në këtë disiplinë të re për të, duke shkruar kështu me gërma të arta emrin e saj në historinë e sportit shqiptar. Atletja shtatshkurtër ka bërë një garë të shkëlqyer në pistën e Amsterdamit, duke qenë me grupin e konkurrenteve kryesuese në xhirot e para dhe duke vijuar të ruajë ritmin me gjermane Krause në xhirot e fundit, çka i ndihmoi të dyja sportistet të krijonin një epërsi të dukshme ndaj grupit tjetër të garueseve. Megjithëse atletja gjermane ishte dukshëm më superiore, duke u shkëputur në 400 metrat e fundit, Gega, e cila ka garuar pavarsisht një dëmtimi, nuk është dorëzuar, duke marrë vendin e dytë në finish, me kohën 9 minuta, 28 sekonda e 52 sekonda, 10 sekonda prapa gjermanes së vendit të parë, por afro 7 sekonda para turkes së vendit të 3-të. Përfundimisht, një medalje e argjendtë dhe një titull i nënkampiones së Evropës, që premton mjaft për Olimpiadën e Rios në gusht.