KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Atletikë, tjetër rast me doping
Atletikë, tjetër rast me doping

Atletikë, tjetër rast me doping

Tjetër rast me doping në atletikë. Bëhet fjalë për 23 atletë, pjesëmarrës në Olimpiadën e Lodrës 2012, të cilët kanë rezultuar pozitivë. CIO, Komiteti Olimpik NDërkombëtar nuk ka publikuar emrat, por bëhet fjalë për një skandal të ri, pas 31 atletëve të Pekin 2008, të gjetur pozitivë pas rikontrollit të analizave të tyre. 23 atletë që kanë garuar në Lojërat Olimpike Londër 2012, kanë rezultuar pozitivë në testin antidoping, pas rivlerësimit të analizave në 265 kampionë të rezervuar. Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, i cili ka shpjeguar se kontrolli po vazhdon dhe rezultate të tjera do të dalin në ditët në vijim. Atletët e rezultuar pozitivë bëjnë pjesë në 6 shtete të ndryshme dhe janë garues në 5 disiplina atletike. CIO ka bërë të ditur se këta atletë mund të skualifikohen për në Lojërat olimpike Rio 2016.