KRYEFAQJA » LAJME » Atletikë, Vazhdon skandali i dopingut në Rusi
rusi, atletike, skandali dopingunt ne rusi, epruvetat e pastra

Atletikë, Vazhdon skandali i dopingut në Rusi

Ka qenë prestigjozja Nju Jork Tajms, e cila ka botuar një tjetër deklaratë bombë, të ish-drejtorit të laboratorit antidoping të Moskës, Grigori Rodçenkov, e cila po godet botën e sportit. Për median njujorkeze, Rodçenkov ka treguar për mënyrën se si i pastronin provat për atletët rusë të dyshuar për përdorim dopingu. “I zëvendësonim epruvetat. Kishim hapur një vrimë në mur dhe që andej i kalonim epruvetat me doping duke i zëvendësuar me të pastra” – ka thënë Rodçenov. Ishin rreth 100 epruveta të dopuara, për të cilat janë paguar shifra marramendëse, të cilat u zëvendësuan fillimisht, por më pas atletët dolën pozitiv në testet antidoping gjatë lojërave olimpike në Soçi 2014. Dhe nëse do të konfirmohen këto fakte, për Federatën Ruse, do të vendoset pjesëmarrja ose jo në Olimpiadën e Rios, në mbledhjen e Federatës Ndërkombëtare të Atletikës, e cila do të zhvillohet në 17 qershor. Por skandali i publikuar në Nju Jork Tajms nuk mbyllet këtu. Edhe federata e atletikës së Kenias rrezikon skualifikimin. Kjo federatë ka miratuar një ligj antidoping, të cilësuar nga Wada jo konform rregullave të përcaktuara prej saj. Ndaj edhe ajo rrezikon përjashtimin nga Olimpiada e Rios.