KRYEFAQJA » LAJME » ATSH merr zyrtarisht Presidencën e AMAN

ATSH merr zyrtarisht Presidencën e AMAN

Mediat dhe turizmi” ka përbërë fokusin e Asamblesë së 25-të të Agjensive të Lajmeve të Vendeve të Mesdheut mbajtur këto ditë në Tiranë. Për drejtorin e Agjensisë Telegrafike Shqiptare, Gezim Podgorica, këta dy elemente duhet t’i shërbejnë njëri-tjetrit, pasi vetëm duke pasqyruar dhe promovuar resurset dhe pasuritë kulturore, do të ndikojmë dhe do të ndryshojmë opinionin e të huajve për Shqipërinë.

Imazhi i trashëguar nga e shkuara, apo dhe ajo çka pasqyrohet në portalet on-line për Shqipërinë, sipas Podgoricës, u vu re dhe në inagurimin që patën anëtarët e asamblesë për zhvendosjen e edicionit të saj 25-të në Tiranë.

Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH) në fund të punimeve, ka marrë zyrtarisht Presidencën e AMAN, organizata e Agjencive të Lajmeve të vendeve të Detit Mesdhe.

Në raport me vendet anëtare të kësaj organizate, Shqipëria është një vend i vogël dhe me pak informacion, por sipas Podgoricës, ATSH do të konkurrojë me shpejtësinë dhe saktësinë në transmetimin dhe pasqyrimin e lajmit në mediat e huaja.