KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Audi dhe Skoda thonë se 3.3 milionë makina kanë softuere mashtruese për emisionin e gazrave
Audi dhe Skoda thonë se 3.3 milionë makina kanë softuere mashtruese për emisionin e gazrave

Audi dhe Skoda thonë se 3.3 milionë makina kanë softuere mashtruese për emisionin e gazrave

Audi dhe Skoda thonë se kanë një total prej 3.3 milionë makinash të pajisura me softuere që e kanë lejuar kompaninë mëmë Volksvagen të mashtrojnë SHBA në teste të emisionit të gazeve.
Rreth 2.1 milion Audi janë prekur në mbarë botën, përfshirë 1.42 milionë në Evropën Perëndimore, me 577.000 në Gjermani, dhe pothuajse 13.000 në SHBA.
Skoda, me bazë në Çeki, tha se 1.2 milionë nga makinat e saj ishin të përfshira në këtë problem.
Prokurorët gjermanë kanë filluar një hetim kundër ish-shefit ekzekutiv të Volksvagenit Martin Uinterkorn. Ai do të hetohet mbi “dyshime për mashtrim në shitjen e makinave me të dhënat e emisioneve të manipuluara,” thanë të hënën autoritetet gjermane. Modelet Audi që janë prekur përfshijnë A1, A3, A4, A5, A6, TT, T3 dhe Q5, i tha një zëdhënës agjencisë së lajmeve Rojter.
Volksvagen tha javën e kaluar se 11 milionë makina brenda grupit mund të ndikohen nga emisionet e gazeve. Skandali u zbulua pasi Agjensia për Mbrojtjen e Mjedisit e SHBA, zbuluan se disa makina me naftë, ishin të pajisura me mjete që mund të zbulonin kur motori është duke u testuar dhe mund të ndryshojë performancën e veturës për të përmirësuar rezultatet.
Kompania gjermane kërkoi falje për shkeljen besimin e konsumatorëve, dhe të premten njoftoi se Matias Muller kishte zëvendësuar Martin Uinterkorn si shef ekzekutiv. Mr Muller premtoi një hetim të “pamëshirshëm”, për të zbuluar se çfarë shkoi keq.
Ka pasur edhe raporte të pakonfirmuara të hënën se drejtues të lartë të R & D që punojnë në të gjithë grupin e makinave ishin pezulluar. Rojter tha se pezullime ka patur edhe tek personeli i Audit, Porshit dhe markave të tjera të Volksvagenit.
Ndërkohë, aksionet Volksvagen vazhdojnë të bien.
Skandali ka njollosur keq emrin e Volksvagenit, i cili është ekspozuar ndaj deri 18 miliardë dollarë gjoba në SHBA. Autoritetet gjermane kanë kërkuar që Volksvageni të përcaktojë një afat kohor prej 7 tetorit se si do të sigurojë që makinat me naftë të përmbushin standardet kombëtare të emetimit pa përdorur mashtrimet teknologjike. Disa media gjermane kanë njoftuar në fundjavë se qeveria injoroi paralajmërimet dy vjet më parë se Volksvageni është duke përdorur softuere për të mashtruar, por të hënën, një zëdhënës i qeverisë e ka mohuar këtë.

Marrë nga BBC