KRYEFAQJA » LAJME » Australi: Fillon kampionati botëror i Formulës 1
Australi: Fillon kampionati botëror i Formulës 1

Australi: Fillon kampionati botëror i Formulës 1

Është menjëherë Mercedes-i i Lewis Hamilton makina më e shpejtë në pistë ditën e parë të sezonit 2016 në Formulën 1. Në dy provat e lira të bëra sot në Melburn të Australisë, kampioni i botës doli para të gjithëve edhe pse ishte kohë me shi i cili nuk lejoi që të bëhej një vlerësim i drejtë se kush nga skuadrat ishte më e forta.

Në provën e parë të lirë britaniku shënoi kohën 1’29”725, ndërsa në të dytën e ndaloi kronometrin në kohën 1’38”841 duke dalë para Nico Hulkenberg (Force India) 1’39”308 dhe Kimi Raikkonen (Ferrari) 1’39”486. E katërti doli Daniel Ricciardo (Red Bull) 1’39”535, ndërsa Sebastian Vettel (Ferrari) doli vetëm në vendin e tetë me kohën 1’40”761.

Shkuan mirë në pistë të lagur makinat McLaren. Në vend të gjashtë Fernando Alonso me kohën 1’39”895 përpara shokut të skuadrës Jenson Button i cili mori kohën 1’40”008. Nico Rosberg doli në vendin e 15-të në provat e dyta me kohën 1’47”356 pasi Mercedes-i i tij u tradhëtua nga asfalti rrëshqitës i Albert Parkut duke u përplasur ku humbi pjesën e pasme dhe dëmtoi turirin.