KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Australi, një vrapim i veçantë bamirësie
australi, sidnej gare per mbledhje fondesh per bamiresi

Australi, një vrapim i veçantë bamirësie

Asutralia, me ardhjen e stinës së verës në hemisferën jugore, bëhet gati edhe për Krishtlindjet. Në Sidnej, shoqata bamirëse “Varieti” organizoi një vrapim me qindra fëmijë të veshur me kostumet e Krishtlindjes. Rregullat ishin të thjeshta, për tu bërë pjese e vrapimit duhet të paguaje 10 dollarë, kurse shuma e mbledhur do të përdoret për fëmijët e sëmure apo me nevoja të veçanta. Këtë vit, për shoqatën bamirëse dhuruan fonde 91 mijë fëmijë dhe paratë e mbledhura kanë shkuar për trajtimin e 133 fëmijëve të sëmurë. Sidjeni ishte qyteti i tetë ku organizohen vrapime të tilla për mbledhje fondesh bamirësie.