KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Australi, përmbytjet shkaktojnë vdekjen e tre personave
australi

Australi, përmbytjet shkaktojnë vdekjen e tre personave

Të paktën tre persona kanë humbur jetën gjatë përmbytjeve që janë shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut në disa rajone të Australisë. Reshjet dhe dalja e lumit nga shtrati shkaktuan vërshime në kryeqytetin Camberra, si dhe në shumë qytete të krahinës australiane Queensland, New South Wales, Victoria i Tasmania. Përmbytjet kanë shkaktuar vdekjen e tre persona në Camberra dhe Sydney, ndërsa dy persona në Tasmania, llogariten si të zhdukur. Qindra objekte kanë mbetur nën ujë, ndërsa shumë banorë kanë mbetur pa energji elektrike.