KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Australi, policia kryen operacion antiterror
australia-nsw-police

Australi, policia kryen operacion antiterror

Në Melburn të Australisë policia antiterror kreu disa operacione në lidhje me 5 persona të akuzuar se po planifikonin udhëtimin drejt Sirisë për t’iu bashkuar Shtetit Islamik. Personat në fjalë, meshkuj nga mosha 21 deri në 31 vjeç, u paditën në gjykatë me akuzat se po përgatiteshin të hynin në një vend të huaj për të zhvilluar aktiviteteve armiqësore, krim që sjell dënimin me burgim të përjetshëm. Të dyshuarit u arrestuan javën e kaluar, ndërsa po përgatiteshin për t’u nisur drejt Sirisë. Hetuesit thanë se ata planifikonin që të udhëtonin fshehurazi drejt Indonezisë dhe më pas që atje të vazhdonin rrugën për në Siri.