KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Australi: Shkencëtarët në alarm për vdekjen më të madhe të koraleve në brezin e madh koralor të paqësorit

Australi: Shkencëtarët në alarm për vdekjen më të madhe të koraleve në brezin e madh koralor të paqësorit

Shkencëtarët australianë kanë vënë alarmin për vdekjen më të madhe të koraleve të regjistruar ndonjëherë në brezin e madh koralor të paqësorit. Qendra për Kërkimin e Koraleve në Australi tha se zona e prekur më rëndë është një brez 700-kilometërsh në veri. Specialistët e mjedisit thonë se, falë mbrojtjes dhe kujdesit, koralet ishin rritur 19 përqind më shumë vitet e fundit, por këtë vit kanë shfaqur shenja vdekjeje si pasojë e ngrohjes së oqeaneve. Zinxhiri koralor, apo i shkëmbinjve koralore nënujorë në Australi shtrihet per 2,300 kilometra dhe tërheq zhytës dhe turistë nga e gjithë bota.