KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Australia zgjat misionin në Afganistan
australian-troops-in-afghanistan

Australia zgjat misionin në Afganistan

Australia ka zgjatur me 6 muaj misionin ushtarak në Afganistan, me perspektivë që ai mund të vazhdojë edhe pas mesit të vitit të ardhshëm. Qeveria e përkohshme e Australisë ka njoftuar sot se do ta vazhdojë ndihmën prej 100 milionë dollarësh në vit, për ushtrinë dhe policinë afgane, deri në vitin 2020. Kjo shpallje u bë dy ditë pasi administrata e Shteteve të Bashkuara, paralajmëroi mbetjen e 8,400 ushtarëve amerikanë në Afganistan, edhe gjatë vitit të ardhshëm. Australia, aleate e Shteteve të Bashkuara, i ka përfunduar operacionet luftarake në Afganistan, në vitin 2013.