KRYEFAQJA » LAJME » Austri e Vjenës – Kukësi sot në RTSH
Austri e Vjenës - Kukësi sot në RTSH

Austri e Vjenës – Kukësi sot në RTSH

Ekipi i futbollit i Kukësit luan të enjten në mbrëmje ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Evropës. Pas eliminimit të Rudarit, skuadrën shqiptare e pret një sfidë e vështirë, ajo me Austrinë e Vjenës. Për këtë ndeshje, Kukësi ka huazuar disa futbollistë, një nga Tirana, Gentian Muçën dhe tre nga Skënderbeu. Bëhet fjalë për Lilaj, Latifi dhe Fukui, të tre lojtarë që luajnë në repartin e mesit të fushës. Në ndeshjen ndaj Austrisë së Vjenës, trajneri i Kukësit, Hasan Lika, ka vendosur që 3 mesfushorët e ardhur nga Skënderbeu të ndihmohen edhe nga Musolli dhe Karioka. Ndërsa në sulm i vetëm do të jetë 21-vjeçari Lukas Rangel. Ndeshja Austri e Vjenës – Kukësi do të gjykohet nga arbitri italian Paolo Valeri dhe ndihmësat e tij. Sipas kompanive të basteve, skuadra vjeneze është shumë më e favorizuar për ta fituar takimin. Suksesi i saj, kuotohet me koefiçientin 1.2, barazimi 5.5, ndërsa fitorja e Kukësit ka një koefiçient të lartë, 10. Kjo sfidë do të transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, duke filluar nga ora 21.05. Ndeshja luhet në stadiumin më të madh të Austrisë “Ernst Hapel” që ka një kapacitet prej 68.500 vendesh.