KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Austri, forcohen kontrollet për emigrantët
austri, forcohen kontrollet ne kufi

Austri, forcohen kontrollet për emigrantët

Vendimi aq i kundërshtuar i Hungarisë për të ngritur gardh kundër kalimit të emigrantëve, rrezikon të shndërrohet në modë. Pas Kroacisë dhe Slovenisë, Austria deklaroi sot se do të ngrejë një pengesë me tela e gjemba në kufirin e saj me slloveninë per të kontrolluar fluksin e emigranteve. Ministrja e brëndshme Johana Mikl Leitner u mundua ta zbustë duke thënë se behët fjalë per të vendosur rregull, jo për të mbyllur kufirin. Por këto javët e fundit grupet e emigrantëve janë treguar më agresivë dhe të paduruar, tha ajo. Ministrja, anëtare e partisë konsrvatore tha se duhen masa të ashpra e afatgjata. Ministrja austriake u vu në shënjestër të kritikave të forta kur deklaroi javën e shkuar se ishtë pro ndërtimit të një Evrope si kështjellë.