KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Austri, mblidhen “luftëtarët kuqezi”
Austri, mblidhen "luftëtarët kuqezi"

Austri, mblidhen “luftëtarët kuqezi”

Kombëtarja kuqezi, e cila po vijon stërvitjen në Austri, tanimë është plotësuar në kontingjentin e saj. Ata janë dy mesfushorët kuqezi, Ergys Kaçe dhe Ledian Memushaj. Kaçe ka mbërritur më herët gjatë ditës së hënë, ndërsa Memushaj ju është bashkuar kuqezinjve mbrëmë rreth orës 19:30. Të dy këta lojtarë kanë qenë të impenjuar me klubet përkatëse gjatë ditëve të fundit dhe për këtë arsye kishin marrë leje nga trajneri Xhovani De Biazi. Ergys Kaçe ka luajtur si titullar me PAOK-un ndaj AEK-ut në ndeshjen e vlefshme për “play-off”-in që po zhvillohet për pjesëmarrjen në Kupat e Evropës në Greqi. Edhe Ledian Memushaj ishte gjithashtu titullar në radhët e Peskarës që mundi Novaran, ndërsa ndeshja ishte e vlefshme për e “play-off”-in e Serisë A.Të martën në darkë pritet që De Biazi të zyrtarizojë 23 lojtarët, ata që media po i cilëson “luftëtarët kuqezi”.