KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Austri: Në dhjetor zgjedhje presidenciale
Austri: Në dhjetor zgjedhje presidenciale

Austri: Në dhjetor zgjedhje presidenciale

Më 4 Dhjetor zhvillohen për herë të tretë zgjedhjet presidenciale në Austri. Dy kandidatët janë mjaft të ndryshëm. Kandidati i pavarur, i mbështetur nga ekologjistët Alexander Van der Bellen dhe kundërshtari i tij Norbert Hofer nga partia Austriake e Lirisë duket se janë lodhur nga kjo zgjedhje e pazakontë e stërzgjatur, megjithatë ata kanë përpara një luftë të vështirë elektorale. Këto zgjedhje presidenciale në Austri janë përcaktuese të kursit në shumë drejtime: Nëse garën e fiton kandidati i partisë populiste të djathtë Norbert Hofer, kjo mund të ishte një kthesë politike në historinë e republikës dhe populistët e djathtë do të forcoheshin për zgjedhjet parlamentare të 2018-es. Që prej krizës së refugjatëve, partia populiste të djathtë kryeson të gjitha sondazhet. Për këtë arsye rivali i Hoferit, Alexander Van der Bellen, gëzon mbështetjen nga një front i gjerë i përbërë nga ekologjistët, socialdemokratët e pjesërisht edhe nga partia popullore konservatore. Alexander Van der Bellen dhe Norbert Hofer vijnë nga skaje të ndryshme të spektrit politik në Austri: Njëri konsiderohet si i majtë intelektuale dhe tjetri si ideatori i kampit të djathtë. Meqënëse në Austri ka një komunitet të madh migrantësh nga Ballkani Perëndimor, të dy kandidatët e mbeshtesin perspektivën në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Austri jetojnë mbi një gjysmë milioni migrantë me prejardhje nga vendet e ish-Jugosllavisë. Shumë prej tyre janë tashmë nënshtetas austriakë dhe mund të marrin pjesë në votimet për zgjedhjen e presidentit më 4 dhjetor.