KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Austri, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale
austri

Austri, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Në Austri po zhvillohet sot raundi i dytë i zgjedhjeve për president. Sondazhet flasin për një garë të ngushtë mes kandidatit të Partisë së Lirisë, Norbert Hofer, dhe ish-liderit të të Gjelbërve, Alexander van der Bellen. Norbert, nga ekstremi i djathtë, ka fituar papritur raundin e parë të zgjedhjeve, me 35 % të votave, katër javë më parë. Analistët thonë se kandidaturën e tij e ka ndihmuar kriza me migrantë, e cila ka rritur frikën për papunësinë dhe sigurinë. 90 mijë njerëz kanë kërkuar azil në Austri vitin e kaluar dhe Partia e Lirisë ka drejtuar një fushatë kundër migracionit. Presidenca është kryesisht post ceremonial në Austri, por presidenti ka fuqi të shkarkojë qeverinë, gjë që Hofer ka kërcënuar se do ta bëjë. Nëse zgjidhet, Hofer do të ishte presidenti i parë i ekstremit të djathtë në Bashkimin Evropian.