KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Austri, sherri për parkimin, vret dy persona dhe më pas vetëvritet
austri 23

Austri, sherri për parkimin, vret dy persona dhe më pas vetëvritet

Një person i armatosur ka hapur zjarr në një koncert që po mbahej në qytetin perëndimor të Austrisë, Nenzing, duke lënë të vrarë dy persona përpara se të vetëvritej. Lajmi konfirmohet nga policia austriake, e cila shton se 11 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga të shtënat pa dallim të agresorit, rreth orës 3 të mëngjesit. Autori i kësaj masakre, 27-vjeçar, raportohet të ketë pasur grindje me një grua në një parking makinash. Ai ishte drejtuar për nga makina e tij për të marrë armën dhe kishte nisur të shtinte përpara një turme prej rreth 150 vetësh në koncertin që po zhvillohej prej një klubi motoristësh.