KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Austri: Trupat e dekompozuar të 50 emigrantëve gjenden në një kamion
Austri: Trupat e dekompozuar të 50 emigrantëve gjenden në një kamion

Austri: Trupat e dekompozuar të 50 emigrantëve gjenden në një kamion

Në kulmin e debateve mbi fatin e emigrantëve që po mësynë Europën regjistrohet një tjetër tragjedi e dhimbshme. Ngjarja është regjistruar në Austri. Rreth 50 persona janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur, kanë njofuar mediat vendase. Emigrantët kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë brenda në kamion. Drejtuesi i kamionit e braktisur atë pas konstatimit të tragjedisë. Gjithnjë sipas mediave ustriake trupat e gjetur janë thuajse të dekompozuar, çka të bën të mendosh se emigrantët kanë humbur jetën para disa kohësh, por ngjarja është mbajtur e fshehur dhe është zbuluar vetëm tani.