KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Austri, Xhon Kerri për procesin e vendosjes së stabilitetit në Libi
Austri, Xhon Kerri për procesin e vendosjes së stabilitetit në Libi

Austri, Xhon Kerri për procesin e vendosjes së stabilitetit në Libi

Përfaqësuesit e 20 kombeve janë mbledhur në Vienë të Austrisë për të diskutuar rrezikun në rritje të shtetit islamik në Libi. Për këtë qëllim një konferencë dy-ditore e bashkëdrejtuar nga sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri dhe homologu i tij italian Xhentiloni, do të përpiqet të ndihmoje procesin e vendosjes së stabilitetit në Libi. Pas vitesh trazirash, që nga muaji mars qeveria libiane e bashkimit kombëtar ka ushtruar gradualisht ndikimin e saj në vendin e saj. Megjithatë ky ekzekutiv i drejtuar nga biznesmeni Fajez al-Seraj dhe i mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar, po përballet me kundërshtinë e një opozitë politike në vend dhe kërcënimin e të ashtu-quajturit shteti islamik që po fillon të kontrolloje territore në Libi. Para fillimit të konferencës, sekretari amerikan i shtetit u takua me kryeministrin al-Seraj ku shprehu mbështetjen e tij për qeverinë libiane.