KRYEFAQJA » LAJME » Austria – Kukësi 1-0, por kuksianët shpresojnë
Austria - Kukësi 1-0, por kuksianët shpresojnë

Austria – Kukësi 1-0, por kuksianët shpresojnë

Ndeshja e parë e Kukësit me Austrinë e Vjenës e vlefshme për në turin e dytë të Ligës së Europës ka përfunduar me rezultatin 1 me 0 për skuadrën vjeneze. Goli për skuadrën austriake u shënua në minutën e 23 nga Felipe Pires. Kukësi ka patur një rast të pastër për të barazuar në minutën e 91, kur Ezair Emini ka goditur çuditërisht shtyllën, ndonëse ndodhej i vetëm përballë portierit. Gjithçka pritet të vendoset në takimin e radhës pas një jave në Elbasan Arena. Ndeshja Austri e Vjenës-Kukësi u gjykua nga arbitri italian Paolo Valeri dhe ndihmësat e tij. Kjo sfidë u transmetua drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Ndeshja u luajt në stadiumin më të madh të Austrisë “Ernst Hapel” që ka një kapacitet prej 68.500 vendesh.