KRYEFAQJA » LAJME » Austria mund 2-1 kombëtaren kuq e zi
Austria mund 2-1 kombëtaren kuq e zi

Austria mund 2-1 kombëtaren kuq e zi

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri italian Giovanni De Biasi është mundur 2-1 në ndeshjen e parë miqësore përgatitore për Euro 2016 në stadiumin Ernst-Happel të Vjenës nga vendasit. Austria kalon menjëherë në epërsi kur Marc Janko tund rrjetën kuq e zi që në minutën e 6-të duke mposhtur kështu Etrit Berishën. Skuadra jonë nuk ka qartësi në lojën e saj. Në minutën e 13-të vjen dhe goli i dytë për vendasit me anë të Martin Harnik. Lojtari i Shtutgartit lëshon një diagonale brenda zonës që Berisha nuk arrin ta bllokojë. Në minutën e 22-të Shqipëria ka një rast nga një goditje nga këndi.

Pjesa e dytë fillon mirë për shqiponjat. Ermir Lenjani hyn me vrull në zonë nga krahu i majtë dhe lëshon një top të fuqishëm kundër portës austriake. Topi i gjuajtur nga lojtari i Nantës me këmbën e majtë, përfundon poshtë traut të portës së mbrojtur nga Robert Almer, 2-1. Ky gol hap shpresat e djemëve dhe tifozëve shqiptarë. Djemtë e drejtuar nga De Biasi kërkuan me këmbëngulje të barazonin por pa rezultat. Në minutën e 78-të Ergys Kaçe merr kartonin e dytë të verdhë pasi ndërhyri me taka kundër Aleksandar Dragovic dhe detyrohet të lërë lojën.

Ndeshjen e dytë djemtë tanë do ta luajnë në fushën e blertë të stadiumit Josy Barthel të Luksemburgut kundër vendasve të martën me 29 mars në orën 20:15.