KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Autori i masakrës së Orlandos, ish-bashkëshortja: Njeri i paqëndrueshëm mendërisht
agresori

Autori i masakrës së Orlandos, ish-bashkëshortja: Njeri i paqëndrueshëm mendërisht

Babai i agresorit që vrau 50 persona në një klub që frekuentohej nga anëtarë të komunitetit gei në Orlando të Floridës, u shpreh se nuk ishte në dijeni që i biri kishte patur kaq shumë urrejtje në zemrën e tij. Sadik Matiin tha për mediat se ai nuk e kupton se pse e biri ndërmorri një vepër të tillë dhe për më tepër, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, duke shtuar se fati i personave gei nuk është në dorën e njerëzve, por vetëm Zoti mund të gjykojë. Babai i agresorit gjithashtu tha se e kishte parë të birin të kaplohej nga zemërimi kur u ndesh me një skenë ku dy burra po putheshin me njëri-tjetrin në Majemi. “Kërkoj ndjesë për këtë incident. Jemi të tronditur”, u shpreh ai. Ndërkohë, ish-bashkëshortja e agresorit e cila jetoi për katër muaj me të në vitin 2009, deklaroi se Omer Matiin ishte një person që abuzonte fizikisht me të, pasi kishte ushtruar dhunë edhe për gjërat më të vogla gjatë kohës që bashkëjetonin. “Ai ishte i sëmurë mendërisht, ky është i vetmi shpjegim që mund të jap”, tha ajo.