KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Autoritetet belge arrestojnë 4 të dyshuar për terrorizëm
Police-in-the-Belgian-capital

Autoritetet belge arrestojnë 4 të dyshuar për terrorizëm

Autoritetet belge kanë arrestuar katër persona të dyshuar për rekrutimin për grupin ekstremist, Shteti Islamik, të cilët kanë mundur të planifikojnë sulme të reja terroriste. Zëdhënësi i Prokurorisë federale të Belgjikës, Eric Van der Sypt, tha se katër personat ishin të dyshuar për rekrutimin e miliatnëve për të shkuar në Siri dhe Irak dhe se policia ka gjetur gjurmë të komplotit për të ndërmarrrë sulme të reja në Belgjikë. Këto arrestime u bënë dy muaj pasi tre sulmues vetëvrasës ndërmorën sulme të koordinuara në Bruksel, duke vrarë 32 persona.