KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Autoritetet franceze identifikojnë autorin e masakrës; Si arriti ai të mashtronte policinë?
MOHAMED-LAHOUAIEJ-BOUHLEL-770x481

Autoritetet franceze identifikojnë autorin e masakrës; Si arriti ai të mashtronte policinë?

Autoritetet franceze kanë identifikuar zyrtarisht autorin e sulmit tragjik në Nisë të Francës, ku humbën jetën 84 persona. Ai është franko-tuniziani Mohamed Lahouaiej Bouhlel. Sipas mediave franceze, autori që u vra nga policia është i moshës 31-vjeçare. Ai është rezident në Nisë dhe kamionin kishte vetëm pak ditë që e kishte marrë dhe regjistruar tek autoritetet. Bouhlel rezulton se është person me të shkuar kriminale. Ai është akuzuar për disa sulme me armë, por kurrë nuk është gjendur një lidhje mes tij dhe ekstremistëve të ISIS. Policia franceze ka bastisur ditën e sotme në mëngjes shtëpinë e tij, për të zbuluar për lidhje të mundshme me terroristët apo edhe për bashkëpunëtorë.

Por ndërkaq si arriti të mashtrojë policinë terroristi Bouhlel? Ai kishte parkuar kamionin e tij në një rrugë për rreth nëntë orë dhe madje u kishte thënë policëve se po shiste akullore. Baba i tre fëmijëve Mohamed Lahouaiej Bouhlel, thuhet se punonte si shpërndarës. Burri, i cili edhe më parë ka qenë i njohur për policinë për dhunë dhe vjedhje, raportohet se kishte pasur një pushkë, një pistoletë dhe madje edhe një granatë në kamion. Pavarësisht se gjoja e kanë marrë paraprakisht në pyetje shoferin, oficerët e policisë në qytetin jugor francez nuk bënë asgjë për ta larguar atë nga aty. Raportet thonë se policia e lejoi vrasësin për të qëndruar në Promenade des Anglais, sepse ai u tha atyre se po shpërndante akullore.