KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Autoritetet në Japoni fillojnë një hetim ndaj kompanisë Mitsubishi
Autoritetet në Japoni fillojnë një hetim ndaj kompanisë Mitsubishi

Autoritetet në Japoni fillojnë një hetim ndaj kompanisë Mitsubishi

Zyrtarët japonezë filluan sot hetimin e Mitsubishi Motors, pasi kjo kompani deklaroi se kishte zbuluar se disa punonjës të saj kishin falsifikuar të dhënat për konsumin e karburantit për më shumë se 620 mijë automjete të prodhuara. Ditën e djeshme, kompania tha se punonjësit e kishin bërë një gjë të tillë qëllimisht. Mediat lokale raportuan se hetues të ministrisë së transporteve mësynë sot në zyrat qëndrore të kompanisë në Nagoja, për të zbuluar se si u krye manipulimi. Hetimi po bazohet mbi një shkelje të mundshme të aktit kombëtar të transportit rrugor. Mitsubishi Motors u shpreh se ish drejtuesi I departamentit për testet e performancës ka pranuar se ai I kishte udhëzuar punonjësit të manipulonin të dhënat. Këto të dhëna janë falsifikuar për katër modele të prodhuara pas qershorit të vitit 2013. Ata janë i-Kei Uegon, dhe i-Kei Spejs të shitura nga Mitsubishi Motors. Dy modele të tjera Dei-Zi dhe Dei-Zi Ruuks jane prodhuar për kompaninë Nisan Motors.